Në Itali lind ideja e shkëmbimit Marcelo-Alex Sandro

Sport

marcelo
Aksi Madrid-Torino duket se do të vazhdojë të jetë kryefjala e merkatos edhe në janar. E përditëshmja torineze “TuttoSport” vendos në faqe të parë idenë që ka lindur së fundmi në kampin e Juventus, ku pretendojnë një shkëmbim mes Marcelos e Alex Sandros.  Marcelo është një mik i ngushtë i Cristiano Ronaldos dhe trishtimi nga largimi i portugezit drejt Juventus është pasqyruar qartë tek braziliani. Mbrojtësi nuk e kaloi shumë mirë zëvendësimin që i bëri trajneri Lopetegui në sfidën ndaj Gironas, madje pas ndeshjes ai tha se ndihej në formë dhe nuk e kuptonte arsyen pse trajneri i tij e largoi nga fusha.

andri

Atmosfera për të tek Real Madrid nuk është më e njëjtë dhe një transferim i tij pranë Ronaldos tek Juventus me siguri do të mirëpritej nga ana e brazilianit.
Për Alex Sandro nga ana tjetër ofertat nuk kanë munguar. Manchester Untied shfaqi interes konkret gjatë merkatos që lamë pas, por pa finalizuar asgjë. Allegri kërkon që fillimisht të gjejë zëvendësuesin e tij përpara se të largohej, dhe një shkëmbim me Marcelon duket mëse i pranueshëm, duke qenë se mund të ndikonte edhe tek forma e CR7-ës me fanellën bardhezi.