Grabitet shtëpia e Getoar Selimit në Tiranë

Showbiz

marina 1469457473 1965990.png

Dy persona janë vënë në pranga këtë të hënë nga policia e Tiranës pasi akuzohen për vjedhje.

Bëhet fjalë për shtëpinë që ka në Tiranë këngëtari nga Kosova Getoar Selimi. Aty ai jeton së bashku me prezantuesen e njohur Marina Vjollca, shkruan Panorama.al.

“Panorama.al” mëson se hajdutët kanë arritur të marrin një orë që kushton 35 mijë euro. Burimet thanë për gazetën se dy të arrestuarit janë të moshës 17 dhe 20 vjeç.17 vjeçar me inicialet D.K, mësohet se është autori i grabitjes. Ai ka arritur të futet në banesën e këngëtarit dhe ka marrë orën, të cilën
më pas ia ka dhënë të arrestuarit tjetër, 20-­vjeçarit Mërgim Lala. Mësohet se ora është gjetur gjatë kontrollit në banesën e 20­-vjeçarit. Dy të arrestuarit janë nga Kamza.