‘Welcome to the club!’ Ia bëri ‘bam’ edhe Jennifer Aniston

Showbiz

Jennifer Aniston nuk mundi të rezistonte më dhe ditën e sotme ajo iu bashkua rrjetit social Instagram. Dhe siç pritej, postimi i parë i divës 50-vjeçare çmendi rrjetin. Si foto të parë ajo publikoi një imazh me miqtë e serialit ‘Friends’. “Dhe tani ne jemi edhe miq ‘Instagram-i’. Përshëndetje ‘Instagram’”, ka shkruar Jennifer përkrah fotos.


Fotografia e publikuar ka fituar vëmendjen e të gjithëve dhe ky lajm është shpërndarë me shpejtësi nga mediat e huaja. Pavarësisht se kanë kaluar 25 vite nga transmetimi i serisë së parë, njerëzit vazhdojnë t’i duan njësoj si më parë të gjithë personazhet që morën famë nga ky serial. Aniston ndjek vetëm 81 persona në profilin e saj, duke përfshirë këtu edhe kastin e ‘Friends’. Tani bëjini shpejt ‘follow’ aktores!