William Levy i përgjigjet kritikave të fansave…

Showbiz

levy
Ditën e djeshme, bashkëshortja e tij festoi 39 vjetorin në një festë mjaft luksoze ku ndodheshin të gjithë miqtë e çiftit si dhe familjarët e tyre. Sigurisht fansat prisnin një dedikim nga ana e William për bashkëshorten e tij. Ndryshe nga çka mund të mendonin fansat, William postoi vetëm një fotografi të tyre të shoqëruar me disa emoji dhe kaq. Për këtë gjë, ai mori një sërë komentesh negative dhe të ashpra, duke qenë se të gjithë prisnin një dedikim pak më të “denjë” për partneren e tij.

levy2

Komentet e shumta nuk kanë kaluar pa u vënë re nga Levy, madje e kanë irrituar atë tejmase. “Për të gjithë ata që presin t’i them gruas time ato që kam për t’ia thënë në Instagram, më lini t’ju tregoj se jeni gabim. Ato që kam për t’ia thënë, ja them personalisht, pasi dhe ne kemi një jetë private. Qëllimi i fotos ishte për të ndarë diçka me ndjekësit tanë,” ka shkruar ai.