Meryem Uzerli nënshkruan kontratën marramendëse!

Showbiz

merudhd
Aktorja e njohur i ka munguar për një kohë të gjatë publikut. Ajo nuk është shfaqur në projekte të reja filmike, apo qoftë nëpër reklama. E vetmja gjë që Meryem ka bërë për muaj me radhë, kanë qenë pushimet nëpër vende ekzotike. Mirëpo, me fillimin e vitit të ri, duket se edhe Meryem i ka “përveshur mëngët” dhe i është rikthyer punës.

meryem uzerli is a turkish german actress and model

Ajo ka nënshkruar një kontratë me një brand të njohur këpucësh, imazhi i të cilit për vitin 2019-të do të jetë pikërisht Meryem. Thuhet se për reklamimin e tyre, Meryem ka fituar mbi 350 mijë euro. Ndërkaq, përveç kompanisë së këpucëve, Meryem vazhdon të bashkëpunojë me një tjetër kompani e cila prodhon bizhuteri dhe e paguan Meryem 500 mijë euro në vit.