Xhanan Ergyder në periudhë të vështirë, Kenan Exhe i bën surprizën e papritur

Showbiz

Xhanan Ergyder, protagonistja e “Lufta e trëndafilave”, po kalon një periudhë të vështirë që ajo po e përballon me shumë forcë. Dhe në krah, sigurisht po i qëndron i shoqi, aktori dhe kolegu Kenan Exhe, të cilin po e shihni aktualisht në krah të saj në Kanal D Drama, në serial, në rolin e Tibetit. Ata të dy janë njohur pikërisht në sheshxhirimin e serialit, janë dashuruar dhe kanë krijuar një familje të mrekullueshme me djalin e tyre të vogël. Aktorja së fundmi u diagnostikua me tumor gjiri dhe rrugëtimin e vështirë e ndau dhe po vazhdon ta ndajë me ndjekësit e shumtë, si për t’i inkurajuara ata. Ndërkohë, teksa ka mbaruar me sukses ciklet e para të kimioterapisë, ata të tre janë nisur me pushime në Bozkada. Pushimet kanë qenë një udhëtim surprizë i organizuar nga bashkëshorti i saj, në vendin ku ata shkojnë çdo vit, që prej vitit kur janë njohur e dashuruar bashkë. Sigurisht që ky gjest e ka lumturuar shumë aktoren dhe i ka dhënë asaj të gjithë forcën që i nevojitet për të vazhduar përpara në betejën e vështirë që e pret, e cila fatmirësisht duket se po shkon në rrugën e duhur.