Xhensila më në fund, tregon atë që po prisnim të gjithë!

Showbiz

xhxhxhxhxhx
Këngëtarja e njohur dhe aktori i humorit Bes Kallaku u martuan verën e kaluar. Menjëherë, të gjithë filluan të pyesnin apo të prisnin lajmin e madh nga çifti i sapo martuar. E pas shumë aludimesh për një shtatzani të Xhensilës, spekulimet rezultuan të vërteta këtë herë.

xhens
Këngëtarja është në pritje të ëmbël dhe për herë të parë ajo ka treguar barkun e rrumbullakosur. Edhe pse është munduar ta mbulojë disi me një veshje të gjerë, ne jemi mëse të lumtur që arrijmë ta dallojmë sado pak. Mbi të gjitha, mezi presim që çifti të ndajnë të tjera momente të veçanta, nga kjo periudhë kaq e bukur që po jetojnë.