Capital T, është motivimi më i mirë që mund të merrni sot!

Showbiz

T Capital
Capital T është një nga këngëtarët më të dëgjuar të momentit. Mjafton që një këngë të këndohet prej tij dhe shumë shpejt do të kthehet në hit. Reperi është tanimë edhe një nga meshkujt më të pëlqyer nga vajzat dhe një shembull për t’u ndjekur nga djemtë, për shkak të trupit të tij të palestruar. Së fundmi ai ka publikuar një foto të 13 viteve më parë, e cila i përket periudhës kur ai nuk ishte bërë i famshëm dhe kishte vetëm një ëndërr të madhe, të bëhej i suksesshëm.

capitali

Fakti që ai ja ka dalë, e bën atë një njeri të denjë për të dhënë këshilla edhe për ëndërrimtarët e tjerë. “Kurrë mos hiqni dorë nga ëndrrat tuaja. Nëse punoni në një formë apo në një tjetër ato kanë për t’u realizuar”,- shkruan Capital T krahas fotos.