Xhensila Myrtezaj ka një dashuri të re…

Showbiz

dbbfbb

Xhensila Myrtezaj ka bërë realitet një ndër ëndrrat e saj. Ajo ka postuar në Snapchat një video ku prezanton makinën e re, të cilën e quan “dashuria ime”. Ajo sapo ka marrë në pronësi një makinë të re të tipit Benz, mjaft luksoze. Këngëtarja duket shumë e lumtur dhe i flet makinës me përkëdheli sikur të ishte “fëmijë”: “Kjo është çuçja ime e vogël”.

Nuk e dimë nëse makina është një dhuratë nga i fejuari i saj Besi ose një dhuratë nga Xhensila për veten, por mjafton fakti që bukuroshja realizon çdo ëndërr që ka. Edhe këtë makinë që dikur e pati ëndërr dhe sot e ka të sajën.