Xhensila Myrtezaj zbulon surprizën e shumëpritur!

Showbiz

xhensila kwng
Këngëtarja e njohur është përfolur gjatë kësaj periudhe për pritjen e ëmbël. Edhe pse bukuria e shtatzanisë u kthye në kryefjalën e ditës për të, Xhensila nuk ka lënë mënjanë punën e saj. Ajo ka njoftuar se së shpejti do të vijë me një bashkëpunim, i cili duket se do jetë mjaft i veçantë. Vetë Xhensila ka postuar një foto krah Ardian Bujupit, duke konfirmuar kështu bashkëpunimin e shumërpërfolur.

xhensila ardian

Të dy artistët e kanë mbajtur të fshehtë këtë projekt, deri në momentin që çdo gjë ishte gati. Tashmë, të gjithë fansat presin njoftimin e radhës prej tyre, datën se kur do të publikohet projekti i tyre muzikor. Në fotografinë që Xhensila ka publikuar duket se videoklipi e çdo gjë tjetër është realizuar me detaje. “Këngë e re në bashkëpunim me Ardian Bujupin, një nga zërat më të mirë të meshkujve, vjen së shpejti. Jam shumë e lumtur dhe e kënaqur për këtë bashkëpunim”, – ka shkruar ajo.