Zayn: Gigi jo vetëm e bukur, por edhe inteligjente

Showbiz

gfbbgffbgfgb

Zayn Malik ka treguar një anë tjetër të marrëdhënies së tij me modelen Gigi Hadid. Ai është shprehur se ylli i Victoria’s Secret nuk është vetëm e bukur, por edhe e zgjuar. “Ajo është super inteligjente”,- është shprehur 23-vjeçari.

“Mendoj se kjo është arsyeja pse marrëdhënia jonë ecën kaq mirë”. Më herët, ish-pjesëtari i “One Direction” është shprehur për ish-të dashurën Perrie Edwards se mes tyre nuk funksionoi pasi nuk e tërhiqte sipërfaqësorja. “E shijoj një bisedë intelektuale, ku dikush mund të ndërtojë një dialog apo fjali përtej diskutimeve mbi flokët dhe grimin që ka vënë, mund të flasë edhe për diçka politike apo për botën në përgjithësi. Më pëlqen të dëgjoj një opinion nga ai që kam përballë”.

Kujtojmë që Zayn dhe Perrie ishin në lidhje prej 4 vitesh dhe u ndanë vitin e kaluar. Pas ndarjes, në një intervistë ai ka falënderuar motrat dhe nënën e tij për respektin që ato i kanë mësuar të ketë për femrat: “Më pëlqen influenca e femrave. Kam shumë respekt për to. Ato janë kaq të fuqishme, të forta dhe bëjnë gjithçka vetë”,- ka përfunduar ai në një intervistë për “Elle”.