Zbulohet kush është partneri misterioz i Fifi-t

Showbiz

Prej kohësh këngëtarja e njohur, Fifi, ka lënë të kuptohet së është në një lidhje, madje shpesh ka bërë dedikime të ndryshme romantike në rrjete sociale. Ajo ka treguar më herët se emri i djalit misterioz fillon me ‘Xh’. Ndërsa në dedikimin e fundit të Fifit në Instagram në të cilin emri i tij është fshehur, por jo mjaftueshëm është bërë shkas që të kuptohet se kush është XH-ja e famshme.

Bëhet fjalë për Xhuljo Tabakun, një djalosh simpatik nga Shqipëria me të cilin këngëtarja është në lidhje.

Burime kanë konfirmuar se romanca mes dyshes ka kohë dhe gjërat mes çiftit shkojnë si mos më mirë.