Zbulohet më në fund e dashura ‘sekrete’ e John Shahut!

Showbiz

john shahu
John Shahu u kthye menjëherë në një nga zërat më të pëlqyer për publikun shqiptar. Karriera e tij nisi në vitin 2017 në festivalin ‘Kënga Magjike’, ku dhe mori çmimin e parë në kategorinë ‘New Artist’. Që pas kësaj pjesëmarrjeje, John nuk ka ndaluar së publikuari projekte të reja dhe kjo gjë ka bërë që interesi ndaj tij të rritet. Askush nuk kishte informacione të detajuara mbi jetën e tij private, pasi këngëtari është treguar gjithmonë shumë hermetik përsa i përket kësaj pjese, por së fundmi, Iconstyle ka zbuluar se John është në një lidhje me një modele shqiptare.

1 61

Sipas burimeve të revistës, emri i saj është Megli Haskaj dhe nuk është një fytyrë e panjohur për ne, pasi ajo ka marrë pjesë në videoklipin e këngës ‘Beautiful’ të Ledri Vulës dhe Flori Mumajesit.Çifti e ndjek njëri-tjetrin në ‘Instagram’, por asnjëherë nuk kanë publikuar foto që mund të ngrijnë dyshime. Tani na mbetet vetëm të presim për një konfirmim zyrtar nga John ose Megli.Ata shfaqen së bashku dhe disa burime konfirmojnë se bëhet fjalë për John dhe Megli, pavarësisht se nuk duken qartë.