Alaba drejt largimit nga Bayern, 3 gjigantët europianë pas tij

Sport

Ndërkohë jemi ende larg merkatos së verës, në kampin e Bayern kanë filluar të dalin edhe zërat e parë përsa i përket të ardhmes së David Alaba. Austriaku ka një kontratë që skadon ne verën e vitit 2021, mirëpo duket se mbrojtësi I majtë dhe klubi nuk janë në të njëjtën linjë për të vazhduar bashkëpunimin. Në këto kushte, Alaba mund të largohet nga Bayern që këtë merkato. Menjëherë initeresi ka qenë mjaft i madh për 27 vjeçarin. Si fillim, “alarmi” bie në Spanjë, aty ku në garë janë Real Madrid dhe Barcelona. Kësaj here, duket se do të kemi një El Clasico të zhvilluar jashtë fushës së lojës. Madrilenët kërkojnë të sjellin pasardhësin e Marceloës, i cili edhe këtë sezon të shumtën e ndeshjeve i ka nisur nga stoli, ndërsa ia ka lënë vendin francezit Mendy. Në krahun tjetër, Jordi Alba nuk garanton edhe shumë sezone, e në këtë kushte, Alaba duket si lojtari kryesor për të mbuluar këtë pozicion tek katalanasit. Mirëpo, më tej, në skenë është shfaqur edhe Manchester City, me kampionët e Premier League që kanë treguar se nuk e kanë problem të shpenzojnë më shumë se të tjerët. Të presim verën për të mësuar më tepër mbi të ardhmen e mbrojtësit David Alaba, nëse ndonjë prej këtyre klubeve do përfitojë shërbimet e tij.