Pochetino: Ja cfarë bëra kur humba Champions-in

Sport
Mauricio Pocetino e ka përshkruar disfatën në finalen e Champins League, si një nga dy momentet më dëshpëruese të karrierës së tij si lojtar dhe trajner. Ai ka folur për herë të parë për humbjen e Madridit në një intervistë për Evening Standard, ku ka shtuar se “Fitimtarët i lënë pas zhgënjimet me shpejtësi”. Sipas tij, ecuria e Tottenam në edicionin që lamë pas, tregoi edhe një herë se shpenzimet marramendëse, nuk janë e vetmja rrugë drejt suksesit. Sipas trajnerit, humbjen 2-0 përballë Liverpul e përjetoi njësoj si atë 1-0 që kombëtarja argjentinase pësoi përballë Anglisë në Kupën e botës 2002, cka solli eliminimin që në fazën në grupe. “Ishte shokuese- tha Pocetino për finalen e Madridit, u ndjeva njësoj si në vititn 2002… Këto dy humbje janë më të trishtat që kam pësuar si lojtar dhe trajner. Patëm 3 javë kohë për të përgatitur finalen ndaj Lierpulit dhe mënyra sesi e humbëm ishte vërtet dëshpëruese . Ditën tjetër mora një tren nga Madridi në Barcelonë dhe qëndrova 10 ditë i ngujuar në shtëpi. Ishte vërtet e vështirë, sepse lavdinë e ledhatuam por nuk ia dolëm. Ajo që të dëshpëron është se e di mjaft mirë që është shumë e vështirë të rikthehesh në finale sezonin tjetër ka deklaruar Pocetino, humbja e bën të vështirë gjetjen e energjive dhe dëshirës dhe besimit për të përsëritur të njëjtin rrugëtim.
Në atë finale vendosën episodet, pavarësisht përgatitjes dhe planeve tona, del gjithmonë dicka e paparashikueshme, si ajo penallti në sekondën e 24-tërt. Them se luajtën më mirë se Liverpuli në atë ndeshje – vijon trajneri. Pas humbjes familja u përpoq të më ngrinte moralin, po kështu edhe njerëz të ndryshëm më përgëzuan për punën dhe kur kjo ndodh, dalëngadalë fillon të ngresh kokën. U ndjeva sërish i lumtur sepse njerëzit e kishin kuptuar se patëm bërë një punë të mirë. Fitimtarët i lënë pas zhgënjimet me shpejtësi, mua mu deshën 10-15 ditë, por duhet të them që zhgënjimet harrohen më shpejt kur rifillon puna, sesa kur je me pushime.-përfundon Pocetino.