Alaba tregon nëse do t’i bashkohet Guardiolas

Sport

alaba-tregon-n-euml-se-do-t-rsquo-i-bashkohet-guardiolas_hd.jpg

Mbrojtësi austriak, David Alaba është dëshira e madhe e Cityt për afatin kalimtar të verës.
Por si duket austriaku nuk do të largohet nga Bayerni për ta ndjekur Pep Guardiolën në City.

Ai ka thënë se është i fokusuar tek skuadra e tij dhe se kontrata i skadon në vitin 2018.

“Unë tani jam i përqendruar vetëm tek skuadra ime dhe që ta marrë vetën më mirë pas lëndimit”.

“Kontrata ime me Bayernin skadon pas dy viteve, pra në vitin 2018 dhe unë ndihem i lumtur këtu”.

“Nuk kam arsyeje ta ndërrojë klubin. Jam mirë unë dhe familja ime, tani jam i fokusuar vetëm tek Bayerni”, deklaroi Alaba. /Telegrafi/