SERIE A, SHIFRAT KURIOZE TE MILAN-JUVENTUSIT

Sport

Milan përballë Juventusit, ose skuadra që kryeson kundrejt asaj që renditet e treta në klasifikimin e Serisë A. Një klasike e futbollit italian. Në 8 nga 11 sfidat e fundit mes këtyre ekipeve në San Siro, të paktën njëra ka mbetur pa shënuar. Ndërkohë që bardhezinjtë nuk kanë shënuar kurrë në dy precedentët e fundit. Gjatë këtyre përballjeve të fundit, janë verifikuar 4 suksese të Milanit, 6 të Zonjës së Vjetër dhe 1 barazim. Juventusi është një nga 6 skuadrat e 5 kampionateve më të mëdhenj evropian që në 2023-shin nuk ka pësuar ende gol me goditje standarte.

Aktualisht, Milani gëzon një seri prej 5 ndeshjesh pa humbje (3 fitore, 2 barazime) ndaj rivalëve bardhezi: dicka që nuk regjistrohej nga vitet 80, gjatë drejtimit të Nils Liedholm dhe Arrigo Sacchit. Nëse Stefano Pioli do të zgjaste serinë në 6 ndeshje pa humbur, do të hynte në historinë e klubit si trajneri i parë që realizon këtë arritje ndaj Juves. Chrisitian Pulisic ka shënuar 4 gola në 8 javët e deritanishme të Serisë A: vetëm 4 lojarë të Milanit në debutim kanë arritur të shënojnë 5 herë përpara ndeshjes së 10-të me kuqezinjtë në kampionat. Përpara tij ia kanë dalë Shevchenko, Ronaldinjo, Pato dhe Bacca.