ALEX SANDRO, MBROJTËSI I JUVENTUSIT:

Sport

“Kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ne dhe fitorja është rezultati që vlen më tepër sesa gjithçka tjetër. Jemi këtu për të marrë maksimumin. Po kalojmë një moment pozitiv dhe e dimë se nuk mund të bëjmë më asnjë gabim.

Padyshim që kjo ndeshje do ketë një vështirësi të shkallës maksimale, sepse Benfica ka lojtarë të mirë në përbërje. Ata nuk kanë pësuar asnjë humbje këtë sezon, dhe shpresojmë të jemi ne skuadra e parë që t’i mposhtim. Jemi të përgatitur dhe jam i sigurt se do marrim me vete një rezultat të mirë.”