ALEXANDER SCHLAGER, PORTIERI I SALZBURG:

Sport

“Në javën e parë ndaj Benficas, ne treguam se nëse luajmë në nivelin tonë më të lartë, atëherë mund të jemi të rrezikshëm ndaj çdo kundërshtari. Me futbollin dhe filozofinë tonë, mund të mposhtim edhe skuadra që konsiderohen më të forta. Një gjë të tillë e kemi treguar herë pas here dhe duam ta tregojmë sërish sonte. Në javën e parë ne dhamë një sinjal që u dallua prej gjithësecilit.

Të njëjtën gjë do të përpiqemi të bëjmë edhe ndaj Real Sociedad. Pa asnjë diskutim se spanjollët janë një skuadër që meritojnë respekt maksimal për atë se çfarë rezultatesh kanë arritur të marrin. Megjithatë, ne duhet të përqendrohemi në lojën tonë, pasi jam i bindur se edhe sonte, mund të dalim nga fusha me një rezultat pozitiv.