SALZBURG vs REAL SOCIEDAD, TS2 HD, 18:45 GERHARD STRUBER, TRAJNERI I SALZBURG:

Sport

“Sonte presim një Real Sociedad që do përpiqet të qarkullojë topin sa më shumë të mundet. Me mënyrën e tyre të lojës, ata përpiqen që ta tërheqin sa më shumë kundërshtarin nga zona, dhe më pas të sulmojnë aty, duke tentuar briblimet një për një, e po ashtu duke gjuajtur në drejtim të portës.

Për këtë arsye, sonte do të kemi një kundërshtar të komplikuar, i cili përveçse shfaqet rrezikshëm në lojën pa top, është gjithashtu mjaft agresiv edhe në lojën pa top. Ata janë një skuadër që mund të prodhojnë shmë episode gjatë një 90 minutëshi dhe për këtë mjafton të shohësh ndeshjene tyre të fundit në kampionat. Pas performancave të mira në Spanjë, ata duan ta tregojnë këtë edhe në Europë dhe për këtë arsye do të japin më shumë se maksimumin.

Duke studiuar kundërshtarin, nuk ka dyshim se për ne do të jetë një sfidë e madhe. Do të jetë një sfidë, gjatë së cilës nuk duhet të shpërqendrohemi për asnjë moment. Patjetër që kemi analizuar gjithçka deri në detaje dhe jam i bindur se lojtarët e mi do të zhvillojnë një paraqitje dinjitoze. Sonte luajmë në shtëpi, përpara tifozëve tanë, të cilët do t’i kemi pas nesh gjatë gjithë ndeshjes dhe që padyshim do të jenë një forcë e madhe shtytëse për futbollistët në fushën e lojës.