Alisson, portieri i rekordeve me Liverpulin…

Sport

beker
Portieri i Liverpulit, Alison Beker, ka bërë të flitet shumë që prej momentit kur u transferua në “Anfield”, për të luajtur me Liverpulin. E jo vetëm për shumën e majme që paguan “Reds” për ta rrëmbyer nga Roma. Mbrojtësi ekstrem brazilian është padyshim një nga lojtarët më të besuar të teknikut, Jurgen klop, i cili mbështetet fort veçanërisht tek aftësitë e Alison, me synimin për të rikthyer titullin kampion që mungon prej disa viteve në skuadrën e Liverpulit.Mirëpo, edhe statistikat flasin të gjitha në favor të portierit, i cili në këtë sezon ka arritur ta mbajë portën e paprekur prej të paktën 17 ndeshjesh. Në fakt, ky është një rekord për një portier debutues të Liverpulit.

Alisson Becker 733071

Ka mjaftuar kaq që Alison të lërë prapa tij një legjendë të portës, siç është spanjolli Pepe Reina, i cili në sezonin e parë si debutues u ndal në shifrën e 16 ndeshjeve pa pësuar.Ja që 62.5 milionët e shpenzuar nga klubi liverpulas gjatë merkatos së verës për ta transferuar portierin nga Roma, mund të thuhet se janë plotësisht të justifikuara. Në një kohë kur gafat e portierit të mëparshëm, Karius, duket se kanë mbetur thjesht kujtime të këqija për skuadrën dhe tifozët e Liverpulit. Me një Alisson të tillë mes shtyllave, “Reds” mund të pretendojnë jo vetëm kampionatin, por pse jo edhe Champions League.