Mourinho kontakton Real Madrid, gati 18 milionë euro në sezon!

Sport

jose ore
Jose Mourinho ka kontaktuar me përfaqësuesit e Real Madridit, pasi dëshiron një rikthim në fund të këtij sezoni. Ky është zbulimi i bërë nga një prej gazetarëve spajollë, Eduardo Inda, që ka konfirmuar zërat që shohin portugezin në drejtimin e “Los Blancos”. Santiago Solari, trajneri aktual i madrilenëve, nuk ka arsyetuar besimin e dhënë dhe pritet të mos të konfirmohet në këtë detyrë. Duke folur në El Chiringuito, gazetari Inda ka zbuluar se 13 herë kampionët e Evropës i kanë bërë një ofertë të lartë Mourinhos. “Real Madridi ka kërkuar në mënyrë indirekte nënshkrimin e Mourinhos, duke i ofruar 18 milionë euro neto në sezon. Por trajneri portugez ka vënë dy kushte: së pari të bëjë disa largime në skuadë dhe mbi gjitha, të ketë kompetenca të plota për të bërë atë që dëshiron në pjesën sportive. Mourinho mezi po pret që të rikthehet”, ka treguar gazetari.

mourinho croppedi4c4eu8lvnyp16331yid6yibsjpg

Ai gjithashtu ka vijuar duke thënë që nëse Mou kthehet në Real Madrid, asistent i Mourinhos dhe trajner i dytë do të jetë Xabi Alonso, pasi me ish-mesfushorin ka marrëdhënie të jashtëzakonshme.Ndërkohë, vetë Mourinho ka lënë të hapur çdo mundësi rikthimi në një skuadër, të cilën e ka drejtuar më parë. “Të kthehem një klub që unë kam qenë më parë? Nëse mendoj se është klubi i duhur, me strukturat e duhura dhe ambiciet e duhura, unë nuk do ta kem fare problem”, u shpreh ai për Bein Sports ku po punon aktualisht. Teksa ka shtuar për më tepër se do të ishte një nder, nëse një klub ikonik si Reali i Madridit e kërkon që të kthehet. Edhe përmes këtyre fjalëve, “Special One” ka bërë të kuptohet shumë.