Andi Lila bëhet baba për herë të dytë!

Sport

andi
Futbollisti i Kombëtares Andi Lila është bërë baba për herë të dytë. Ai dhe bashkëshortja kanë zgjeruar familjen me një vajzë. Pas ndeshjes së djeshme Shqipëri-Jordani, Lila është nisur drejt Janinës ku ka ardhur në jetë vajza e tij.

 640 0 5bbf7e57cf128

Futbollisti ka publikuar dy foto në Instagram, në të parën shfaqet i biri Ayan pranë disa tullumbaceve ngjyrë rozë për të mirëpritur të motrën. Ndërsa në foton tjetër të publikuar më vonë, shfaqet e gjithë familja bashkë. “E gjithë bota jemi 4. Mirë se vjen në jetë Axa Lila. Faleminderit Zot”, ka shkruar Lila.