Angli, Arsenali zyrtarizon angazhimin e Unai Emery si zëvendësues të Wengerit

Sport

emery 12
“Do ta rikthej Arsenalin në elitën e skuadrave të Evropës”, ky ka qenë zotimi i trajnerit Unai Emery menjëherë sapo u prezantua pasditen e së mërkurës si zëvendësues i Arsene Wenger. 46-vjecari, i cili për dy sezonet që ishte në Francë, dështoi ta kualifikojë PSG në një gjysmë-finale të Champions League-ës, theksoi se nga sezoni i ardhshëm pret që topçinjtë të jenë sërish luftarakë dhe të luajnë për çdo trofe të mundshëm. Arsenali dështoi të kualifikohej në Champions League, ndërsa epoka 22-vjecare e Arsene Wenger u mbyll me një dështim edhe në Evropë.

unaii

Deri një vit më parë, që prej sezonit 1998, topcinjtë figuronin rregullisht në Champions, ndërsa ky do të jetë sezoni i dytë radhazi që ata do të mungojnë. Emery vlerësoi punën e francezit dhe tha se falë kontributit të tij Arsenali krijoi identitetin që ka. Sidoqoftë ai tha se do të mundohet t’i japë skuadrës mënyrën e tij të lojës dhe synimi i vitit të parë do jetë riformimi i grupit. Emery firmosi me topcinjtë një kontratë tre-vjecare duke lënë pas në garën për postin e trajnerit të Arsenalit dy emra tejet të vlerësuar si Mikel Arteta dhe Julian Nagelsmann. Ivan Gazidis, shefi ekzekutiv i klubit arsyetoi se Emery ishte personi i duhur për faktin se gëzon një përvojë më të madhe se dy kandidatët e tjerë. Zyrtari i lartë i topcinjëve nga ana tjetër u kërkoi tifozëve durim dhe mirëkuptim për zgjedhjen e bërë.