Angli, City fiton ndaj Brightonit dhe thyen 3 rekorde të tjera, tanimë synohet kuota e 100 pikëve

Sport

man city
Një mbrëmje rekordesh dhe përgëzimi ishte ajo e së mërkurës për Manchester City-in që fitoi 3-1 ndaj Brightonit në shtëpi. Në ndeshjen e parafundit të sezonit blutë e Pep Guardiolës nderuan si fillim karrierën e Yaya Touresë, i cili pas një muaji do të largohet përfundimisht nga Etihad. Pas 8 sezone me City-in, 34-vjecari falenderoi gjithë ambientin, tifozët dhe në vecanti dyshen Mansur-Mubarak që sipas tij i kanë dhënë plot arsye tifozëve që të besojnë për histori suksesi. Ture u kthye i paharrueshëm për City-in në vitin 2011-të, kur në finalen e Kupës së Federatës i dha fitoren bluve përballë Manchester United-it duke i dhënë fund një periudhe prej 35 vitesh pa asnjë trofe.

man city2

Gjithsesi për sa i përket ndeshjes me Brightonin autorët e golave ishin Danilo, Silva dhe Fernandinho. Me këtë fitore City theu 3 rekorde njëherësh dhe që të trija duke tejkaluar Chelsea-in. Kështu blutë u bënë skuadra që realizon më tepër gola në një sezon. 105, i thyer rekordi i Chelsea-it të Ancelottit ndalur në kuotën 104. Me 3 pikët e radhës ata shkuan në kuotën e 97 pikëve, i thyer rekordi i Chelsea-it të Mourinhos, që e mbyllte me 95 pikë në vitin 2005. Fitorja ndaj Brightonit ishte e 31-ta sezonale dhe me këtë ata tejkaluan rekordin e Chelsea-it të Antonio Contes që sezonin e kaluar fitonte 30 nga 38 ndeshjet. Por synimi tashmë është që me përballjen e fundit kundër Southamptonit City të bëhet e para skuadër që kap kuotën e 100 pikëve në Premier League.