Ante Rebic, sulmues i Milanit:

Sport

“Eshtë një kënaqësi të kem mundësinë të luaj një ndeshje të këtij niveli në vendin tim. Kroacia ka shumë talente futbolli, edhe pse nuk ka një popullsi të madhe. Këtu, është e vështirë të mbërrish deri tek nivelet më të larta, por kjo i bën gjithnjë e më të fortë lojtarët kroatë. Atmosfera në stadiume mund të mos jetë si në Itali, por lidhja e tifozëve me skuadrën është e veçantë. Dinamo është një nga skuadrat më të organizuara që kam parë. Ata luajnë një futboll kolektiv për t’u admiruar. I njohin pikat e tyre të forta dhe mundohen që lojën ta përqëndrojnë pikërisht aty. Kemi nxjerrë disa mësime nga ndeshja e parë. E dimë që sot do të jetë edhe më e vështirë, duke qenë se luajmë në shtëpinë e tyre. Por jemi të vetdijshëm edhe për atë që është në lojë, prandaj do zbresim në fushën për fitoren.”