Vinicius Junior merr dhuratë nga Giannis Antetokounmpo

Sport

 

Teksa po bëhet gati për t’u rikthyer në fushën e lojës me Real Madrid, Vinicius Junior nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për basketbollin. Duke përfituar edhe nga pushimet e dimrit, ndeshjen më të fundit që ylli brazilin e ka ndjekur nga afër, ishte ajo mese Milëaukee Bucks dhe Brooklyn Nets, që u fitua nga Bucks me rezultain 144-122.

Ai që bëri diferencën në parket, ishte dy herë lojtari më i mirë i sezonit në NBA, Giannis Antetokounmpo, i cili arriti të shënonte një double-double, 32 pikë, e 10 rebound. Po ashtu, greku koutribuoi edhe me 8 asiste për shokët e skuadrës.

Në fund të ndeshjes, Giannis u takua me Vinicius, teksa këtij të fundit i bëri dhuratë një palë këpucë, e gjithashtu i dha të firmosur edhe bluzën që luajti takimin.

“Të vlerësoj shumë. Faleminderit që erdhe. Je lojtari brazilian më i mirë në botë”, janë fjalët që Giannis i drejtohet Viniciusit.

Prej disa ditësh, Vinicius Junior duke u kaluar pushimet dimrërore në Shtetet e Bashkuara dhe përgjatë kësaj kohe ka ndjekur nga pranë disa ndeshje të NBA. Numri 7 i Real Madrid është takuar gjithashtu edhe me disa yje të tjerë të elitës së futbollit amerikan, e një prej tyre është Lebron James.

Në 17 Nëntor, teksa ishte i grumbulluar me përfaqësuesen braziliane, Vinicius Junior pësoi një tërheqje muskulore dhe që prej atëherë nuk ka qenë i gatshëm për trajnerin Carlo Ançelotti. Megjithatë, numërimi mbrapsht tashmë ka filluar. Lojtari pritet të jetë gati për ndeshjen gjysmëfinale të Superkupës së Spanjës, ndaj Atletico Madrid në 10 Janar.