ARBNOR MUJA NE CHAMPIONS, VENDOSET JAVES TJETER

Sport

Pas ndeshjeve të para të play-offit që u luajtën të martën, Royal Anversë është pranë kualifikimit për fazën grupore të Ligës së Kampionëve, meqënëse arriti një fitore minimale në fushën e vet 1-0 ndaj AEK Athinës. Kampionët e Belgjikës triumfoi në ndeshjen e parë, edhe pse me një lojtar më pak në mbi 40 minuta – pas kartonit të kuq të Fransua Leteksier -, duke arritur ta ruajë rezultatin deri në fund.

Golin e vetëm e realizoi Vincent Janssen me një goditje nga afërsia pas një asistimi fantastik të Arthur Vermeeren (16’). në radhët e belgëve u aktivizua edhe një shqiptar. konkretisht bëhet fjalë për Arbnor Mujan, i cili duket se e ka lënë Kosovën për Shqipërinë. Lojtari u inkuadrua në minutën e 71-të dhe bëri disa driblime, megjithëse nuk kishte ndonjë mundësi shënimi. Ai ka marrë vetëm pak ditë më parë pasaportën shqiptare, cka nënkupton se do të jetë i gatshëm me shumë mundësi për Kombëtaren e Silvinjos në ndeshjet e rëndësishme të shtatorit ndaj Cekisë dhe Polonisë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Greqi, aty ku edhe do të vuloset nëse Muja me shokë do të luajnë në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ndër rezultatet e tjera të sfidave të së martës, për t’u vecur ishte barazimi 2-2 në duelin mes Reinxhërs dhe PSV, gjë që la gjithcka të hapur për sfidën e kthimit që do të zhvillohet javën tjetër në Holandë. Kurse Kopenhagenit i mjaftoi një autogol për të mposhtyr kampionët polakë të Rukov