Benjamin Verbic (lojtar i Panathinaikos):

Sport

“Ndihemi krenarë që kemi mbërritur deri në këtë fazë play-off-i të Champions League. Mirëpo ambicja e madhe është që të shkojmë përtej. Tashmë duam patjetër të marrim pjesë në fazën e grupeve të këtij kompeticioni vërtet prestigjoz dhe mjaft të bukur. Jemi gati të vazhdojmë atë që bëmë me Dnipron në turin e dytë dhe me Marsejën në të tretin. Do të mbetemi besnik të taktikës tonë, duke u përpjekur të japim si gjithmonë maksimumin. Deri tani kemi qenë superiorë në cdo ndeshje të vajtjes sa i takon sfidave që kemi luajtur në këtë fazë eleminatore të kompeticionit. Megjithatë, në këtë nivel ku jemi, mendoj se skuadra duhet të vazhdojë të tregohet e kujdesshme në cdo situatë. Braga është një skuadër që meriton vlerësimin tonë. Mirëpo do të kërkojmë të marrim një rezultat pozitiv që në takimin e parë që luajmë këtu në Portugali, për të pasur gjërat më të lehta në takimin e kthimit”.