Ivan Jovanović (trajner i Panathinaikos):

Sport

“Pa asnjë dyshim, Braga është skuadër shumë e mirë dhe meriton respektin tonë. Por edhe ne zotërojmë një skuadër me nivel dhe me lojtarë, që kanë një përvojë të konsiderueshme në Evropë gjatë viteve të fundit. Sidoqoftë e theksoj që duhet të vlerësojmë kundërshtarin që kemi përballë, përderisa është duke pasur një ecuri të mirë edhe në kampionatin portugez. Ata si ekip bazohen tek shpejtësia, por edhe tek disa lojtarë cilësor që kanë në radhët e tyre. Nga ana jonë nuk duhet të mendojmë shumë për atë që është bërë deri tani, pasi nuk kemi shumë kohë. Për më tëpër që po përjetojmë një tension tepër të lartë. Nga ana tjetër, kjo mendoj se na jep stimul për të bërë maksimumin në këto dy sfida. Na presin ndeshje vërtet të vështira, por thelbësore sa i takon të ardhmes tonë në Champions League. Do të përpiqemi të luajmë këtë sfidë të parë në mënyrën tonë të zakonshme, duke bërë edhe ndryshimet taktike te nevojshme përderisa kemi parasysh faktin se luajmë në transfertë. Besoj se është e rëndësishme të arrijmë një rezultat pozitiv si në Portugali, ashtu edhe në takimin e kthimit në Greqi. Më pas do të shohim si do të shkojë. Faktori fushë nuk përbën më një rol edhe aq të vecantë, prandaj do të provojmë të bëjmë më të mirën tonë në të dyja përballjet, duke shfrytëzuar patjetër edhe pikët e dobëta të kundërshtarit”.