Massimiliano Allegri kandidat për drejtimin e PSG…

Sport

Massimiliano Allegri mund të kthehet në pankinë. Ai ka filluar të konsiderohet si kandidat për drejtimin e Paris Saint-Germain. Sipas mediave franceze, ish trajneri i Juventusit ka ndezur interesimin e sheikëve, që qendrojnë në krye të kampionëve të Francës.

Tekniku aktual i parizienëve, Thomas Tuchel nuk e ka filluar mbarë sezonin e ri me skuadrën nga Parc des Princes. Madje flitet se lojtarët e kanë të vështirë t’i kuptojnë metodat e punës së tij. Kështu që Allegri është duke u vlerësuar si mundësi për t’u ulur në stolin e francezëve, gjithmonë nëse Tuchel nuk do të bindë me ecurinë gjatë ndeshjeve të ardhshme.