Refuzohet oferta për Vidal, Emery u tregon derën dy lojtarëve

Sport

Barcelona ka refuzuar një ofertë të Interit për Arturo Vidal. Kjo është zbuluar nga ana e gazetës katalanase “El Mundo Deportivo”, që ka shkruar se gjiganti italian ka propozuar një marrëveshje huazimi për mesfushorin kilian, por që Barca ka vullnetin për ta shitur atë vetëm në mënyrë përfundimtare.
Zikaltërit kanë një pëlqim të hershëm për lojtarin nga Kili, i cili në fakt preferohet shumë edhe nga ish-trajneri i tij tek Juventus, Antonio Conte. Vidal u aktivizua në 33 ndeshje të La Ligës për gjatë sezonit të kaluar, duke ndihmuar skuadrën e Ernesto Valverde të mbronte me sukses titullin. Ai luajti edhe 11 herë në Champions League, ku katalanasit gjithsesi nuk ia dolën dot të shkonin deri në fund, për të 4-tin vit radhazi.