“Trembet” Juventusi, Chelsea kërkon lojtarin e bardhezinjve

Sport

Matthijs De Ligt tremb Juventusin. Mbrojtësi i qendrës është i pavendosur për të ardhmen. Ndonëse ka një kontratë që i përfundon në vitin në vitin 2024, për të kanë nisur të biën sirena angleze. Konkretisht është Chelsea që interesohet për shtatlartin.

Sikurse raportojnë mediat ndërkombëtare, Blutë e Londrës duan të përforcohen në prapavijë, sidomos pas largimit të Antoio Rudiger. Për këtë arsye, londinezët kanë nisur të ndjekin situatën e De Ligt, i cili prej 3 sezonesh është pjesë e Juventusit.

Vetë 22 vjeçari, kur është pyetur mbi të ardhmen e tij, ka qenë i pavendosur, duke lënë të hapur mundësinë e largimit.

Nga ana tjetër, Zonja e Vjetër kërkon që kjo çështje të mos ndërlikohet, e për këtë arsye, kanë nisur planet për t’i ofruar gjigantit të prapavijës një rinovim të kontratës edhe për dy vite të tjera. Pra, deri në 2026-tën. Në vijimësi, do të ketë një takim mes agjentit të lojtarit dhe drejtuesve të klubit, të cilët do mblidhen për të shqyrtuar çështjen në fjalë.

Matthijs de Ligt konsiderohet si një ndër mbrojtësit më të talentuar të momentit në futboll. 3 sezone më parë, ai u transferua në Allianz Stadium për shifrën e 75 mln eurove. Pas largimit të Giorgio Chiellinit, vendi I titullarit duket I garantuar për hollandezin, çka mund ta bëjë atë që mundësinë e rinovimit ta marrë në konsideratë. Megjithatë, nëse futbollisti do largohet ose jo nga bardhezinjtë, kjo mbetet për t’u parë në vazhdimësi të kësaj vere.