Deklarata e plotë e Unai Emery për largimet nga Arsenali…

Sport

Unai Emery është treguar i qartë për faktin që mbojtësi Shkodran Mustafi dhe mesfushori Mohamed Elneny, nuk bëjnë pjesë në planet e tij. Prandaj ka kërkuar që ata të largohen nga Arsenali. Tekniku spanjoll pranoi se zgjidhja me e mirë për dy lojtarët do të jetë transferimi në një tjetër klub, gjë për të cilin kanë afat të paktën deri më 2 shtator, atëherë kur mbyllet merkato në Evropë.


“Kemi disa lojtarë, të cilët e dinë si është situata. Mustafi dhe Elneny e dinë pozicionin e tyre në ekip dhe unë dua që lojtarët të jenë të kënaqur…. Ua kam thënë shumë herë vitin e kaluar si dhe në përgatitjet para fillimit të sezonit që do të ishte më mirë sikur të kërkojnë një klub tjetër, në të cilën do të jenë të lumtur për të vazhduar karrierën e tyre”, ishte deklarata e bërë nga Emery.