Eleminohet numrat 1 të botës, Djokovic e Osaka!

Sport

Novak Djokovic
Novak Djokovic është eleminuar në mënyrë të papritur nga ‘Indian Wells’, teksa u mund të 2 sete nga numri 39 i botës, gjermani Philipp Kohlschreiber. 6-4 ishte rezultati identik për të dyja setet, në një takim që zgjati 1 orë e 36 minuta. Djokovic u pa shumë larg formës optimale, pasi shfaqi edhe shqetësime fizike, të cilat e penalizuan numrin 1 të botës në një ndeshje që në letër dukej të ishte e lehtë për të.Roger Federer ka siguruar kualifikimin më tej në turneun amerikan pasi mposhti në 1 orë lojë bashkëkombasin e tij, Stan Wawrinka. 6-3, 6-4 ishin rezultatet e dy seteve që kaluan më tej Federer, që përfitoi edhe nga lodhja e kundërsharit të tij në takimin e raundit paraardhës, ku Wawrinka dueloi për thuajse 3 orë e gjysmë me hungarezin Fucsovics.

naomi osaka 2019 bnp paribas open dsc 5239 original
Tek femrat ndërkohë surpriza e radhës ishte eleminimi i numrit 1 të botës, Naomi Osaka, që e pa veten jashtë ‘Indian Wells’, pas humbjes 6-3, 6-1 me zvicerianen Belinda Bencic. Osaka u shfaq mjaft e lodhur në këtë takim, duke mos i përballuar dot goditjen e forta të 22-vjeçares Bencic, sidomos goditjet diagonale, të cilat Osaka i vuajti shumë. Ka siguruar rrugëtimin më tej ndërkohë Venus Williams, që kaloi 6-4, 6-4 numrin 97 të renditjes botërore, Mona Barthel. Venus i mjaftoi të fitonte nga një ‘game’ të shërbimeve të kundërshtares së saj në çdo set, për ta mbyllur takimin në 1 orë e 46 minuta. Nuk e pati shumë të lehtë edhe Angelique Kerber, që kaloi po 2-1 me sete numrin 9 të botës, Aryna Sabalenkan.