Gjimshiti është kthyer në ‘besnik’ të Gasperinit!

Sport

Berawwwt Gjimshiti
Berat Djimsiti është kthyer tashmë në një nga lojtarë, prej të cilëve Atalanta e Gasperinit e ka të vështirë të heqë dorë. Mbrojtësi shqipar është gjithmonë e më i pranishëm dhe i rëndësishëm në hierarkitë dhe zgjedhjet e trajnerit Gasperini. Ai ka koleksionuar plot 8 aktivizime si titullar në 11 ndeshjet e fundit të Atalantës, mes kampionatit dhe Kupës së Italisë. E të thuash që gjatë verës ishte shumë pranë shitjes në Rusi, aty ku Krasnodari kishte mbyllur praktikisht transferimin e tij. Por në momentet e fundit, bergamaskët e mbajtën për shkak të problemeve fizike të mbrojtësve të tjerë dhe tashmë ai është shndërruar në një nga elementët kryesorë të prapavijës së Atalantës. Edhe në ndeshjen e fundit kundër Sampdorias, Gjimshiti u shfaq gjithmonë e më i sigurtë dhe krejtësisht në rehati brenda mekanizmave të skuadrës. Madje, trajneri Gasperini, vetëm për t’i krijuar hapësira gjigantit shqiptar, nuk ka pasur vështirësi për të lënë jashtë edhe lojtarë si Palomino, apo Andrea Masielo.

Berat Gjimshiti
Vetë mbrojtësi është shprehur mjaft i kënaqur me fitoren ndaj Sampdorias, që mban Atalantën në grupin e skuadrave në luftë për pjesëmarrjen në Kupat e Evropës. “Bëmë një ndeshje të bukur ndaj një skuadre të fortë në fushën e saj, si Sampdoria. Kaluam në avantazh, por u barazuam si pasojë e një gabimi tonë. Megjithatë nuk u dorëzuam, aq sa ia dolëm me karakter dhe ngulm arritëm të merrnim një sukses të rëndësishëm. Minutat e fundit ishin një luftë, pasi duhej të mbronim ndaj 4 sulmuesve të Sampdorias. Tashmë, këto dy fitore radhazi ishin një përgjigje e bukur për të treguar se vazhdojmë ende të kërkojmë Evropën”, deklaroi mbrojtësi shqiptar, i cili ndaj Sampdorias luajti ndeshjen e 15 të sezonit, prej të cilave 13 i numëron si titullar.