Armando Duka reagon për vendimin e FIFA-s për veprimin e Xhakës dhe Shaqirit!

Sport

armando
Ndeshja e zhvilluar mes Serbise dhe Zvicrës ka shkaktuar polemika në mbarë opinionin publik. “FIFA” ka hapur procedura disiplinore kundrejt dy futbollistëve shqiptarë, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, pasi ata bënë simbolin e shqiponjës dhe ky u quajt si veprim provokativ ndaj serbve. Lidhur me këtë ka reaguar edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai shprehet se vendimi i “FIFA” është një vendim sa qesharak edhe primitive.

cunat

“Futbolli është një lojë që ka emocione të forta dhe të bukura. Në çdo ndeshje të botërorit shikon mënyra të ndryshme të festimit të golave. Edhe Xhaka e Shaqiri festuan në mënyrën e tyre golat e shënuar. Simboli i shqiponjës nuk është aspak një simbol i ndaluar në asnjë vend të botës. Nuk është simbol lufte, urrejtjeje dhe diskriminimi. Kërkesa për investigim në “FIFA” për mënyrën e festimit të Xhakës dhe Shaqirit është, sa qesharake aq edhe primitive.Simboli i Shqiponjës në Flamurin tonë kombëtar nuk ka pse të shqetësojë askënd”, shkruan Duka.

duk