Ancelotti dhe Insigne flasin përpara sfidës me Liverpoolin

Sport

napoli
Carlo Ancelotti (Trajneri i Napolit): Liverpooli është një nga skuadrat më të mira në Evropë, por ne do të luajmë për fitore dhe mund të shkaktojmë probleme. Kemi besim të madh dhe kjo do të na duhet nëse kërkojmë të luajmë ashtu siç ne dimë. Jemi përballë një grupi të mirëorganizuar dhe të cilët kanë qenë konstantë për disa vite. Është një nga klubet më të mëdha në futbollin evropian. Klopp është një mik për mua. Është një trajner me eksperiencë dhe skuadrat e tij kanë një identitet të qartë: shpejtësi, agresivitet dhe intensitet loje. Kjo është një ndeshje e rëndësishme, por jo deçizive. Do të ishte me peshë të madhe për ne nëse do të marrim 3 pikët, sepse dështuam ta bëjmë këtë përballë Crvena Zvezdas. Duhet të përmirësohemi në menaxhimin e momenteve të ndryshme, sidomos kur jemi nën presion. Humbja 5-0 në miqësoren me ta ishte thjesht një ndeshje ku u kontrolluan disa gjëra që nuk shkonin. Nuk kishte arsye pse në atë miqësore të luanim lojë taktike, për më tepër që ën atë kohë ishim ende në kërkim të formës fizike. Nuk do të luajmë kurrësesi në atë mënyrë. Sot do të jetë krejtësisht ndryshe.

lorenzoinsigne cropped 1b67prkyo7mw912ziakwbz4zre
Lorenzo Insigne (Sulmues i Napolit): Pozicioni i ri në fushë po më pëlqen shumë, jam duke e shijuar. Gjithmonë preferoj që të luaj sa më pranë portës dhe jam i lumtur që trajneri ka besim tek unë në këtë pikë duke më mundësuar këtë rol. Shpresoj t’ja shpërblej dhe ta ndihmoj skuadrën që të krijojë sa më shumë raste. Goli im i parë në Champions League ishte 5 vitë më parë, nga një goditje dënimi, kundër Dortmundit të trajnerit Klopp. Shpresoj të jetë një ogur i mirë, por e shkuara nuk llogaritet më. Jemi të dëshpëruar për të marrë 3 pikët që të vazhdojmë luftën në grup. Kemi besim të plotë se mund t’ja dalim. Sa për kundërshtarët, e dimë. Ata janë goxha të aftë. I pamë dhe vitin e kaluar. Kanë lojtarë të fortë, si titullarët po ashtu edhe ata që janë në stol. Për mua lojtari më i rrëzikshëm është Firmino, sepse ai di të luajë dhe të futet midis linjave dhe të krijojë hapësira për shokët e skuadrës. Shrpesoj që shokët e mi të dinë ta ndalojnë.