Shorti i Champions League, ja cfarë duhet të dini…

Sport

Zbardhen të enjten ora 18:00 në Monaco grupet e edicionit 2019/20 të Ligës së Kampionëve. Plot 32 skuadrat pjesëmarrëse do të ndahen në tetë grupe me nga katër klube. Gjashtëshes së ardhur nga “play-off”-i do t’i bashkohen atyre 26 ekipeve që siguruan direkt hyrjen në fazën kryuesore të kompeticionit më madhor të futbollit evropian. Konkretisht bëhet fjalë për Barcelona, Real Madrid, Atletico Madrid, Valencia, Liverpooli, Chelsea, Manchester City, Tottenhami, Juventusi, Napoli, Interi, Atalanta, Bayern Munichi, Borussia Dortmundi, Bayer Leverkuseni, RB Leipzig, Paris Saint-Germaini, Lyon, Lille, Zenit, Lokomotiv M., Benfica, Shakhtar Donetsk, Genk, Galatasaray dhe Salsburg.

Këto skuadra do t’i nënshtrohet shorteut pas ndarjes nëpër vazo sipas rëndësisë, të caktuar prej shumës së pikëve të fituara gjatë pesë vjetëve të fundit në kompeticionet evropiane, ose nga koeficienti i Federatës së tyre gjatë të njëjtës periudhë kohore. Në vazon e parë përfshihen kampioni i Champions League, kampioni i Ligës së Evropës dhe kampionët e gjashtë ligave më të mëdha në botë. Kurse renditja në tri vazot e tjera do të varet nga koeficienti i klubeve pjesëmarrëse. Në bazë të kritereve të paracaktuara, asnjë klub mund të luajë kundër një klubi nga i njëjti kampionat. Ndërsa sipas vendimit të Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s, klubet nga Rusia dhe Ukraina s’do të lejohen të luajnë kundër njëri tjetrit.