Lazio vs Celtic, TS2 HD, 18:45 Maurizio Sarri, trajneri i Lazios:

Sport

Maurizio Sarri, trajneri i Lazios:

“Celtic është një skuadër me ritëm të mirë. Gjatë lojës, ata ushtrojnë një intensitet mjaft të lartë dhe zotërojnë aftësi tepër të larta teknike. Megjithatë, është e domosdoshme të përqendrohemi në veten tonë dhe të mos ndihkohemi nga rezultatet e fundit që kemi marrë në transfertë. Këtu jemi në Champions League dhe çdo ndeshje është e komplikuar.

Përgjegjësia e trajnerit në momente të vështira? Ne thjesht përgatitemi për ndeshjen. Ka ardhur koha të jemi të bashkuar dhe të shpresojmë që atmosfera që krijohet në mbrëmjet e Champions League, ta na japë diçka më tepër.

Këtë ndeshje, nuk janë të gatshëm Zacagni, Romagnoli dhe Casale. Gjithësesi, kam besim se lojtarët që janë në dispozicion do të japin më të mirën e tyre.

Humbja në kampionat me Salernitanën? Pres që skuadra të japë një përgjigje sonte në fushën e lojës. Në kampionat u mposhtëm për shkak të mungesës së vendosmërisë dhe iu qasëm ndeshjes në mënyrën e gabuar. Për këtë arsye, skuadra duhet të përgjigjet dhe këtë nuk duhet ta bëjë me fjalë, por në fushën e lojës.”

Pedro, lojtari i Lazios:

“Maurizio Sarri? Ai është një person fantastic. Ai kërkon t’i ketë gjithmonë gjërat në perfeksion dhe kur ato nuk shkojnë mirë, atëherë është e natyrshme që në ajër ka pak tension.

Sarri është një trajner, i cili mund ta udhëheqë skuadrën drejt suksesit. Ne lojtarët kemi përgjegjësi, që do të thotë se duhet të shkarkojmë të gjitha bateritë në fushën e lojës. Nuk do të thotë që kur gjërat nuk shkojnë mirë, është përgjegjësia e trajnerit. S’ka dyshim që jemi me të. futbollistët duhet të japin çdo gjë në fushën e lojës. lojtarët e rinj? Të gjithë janë të fortë dhe duhet thënë se po bëjnë mirë. Gjithëkush kërkon të fitojë, ndërsa më duhet të them se ky ka qenë një rrugëtim i mrekullueshëm për ne.

E ardhmja? Tek Lazio ndihem mirë. Gjithmonë punoj për të dhënë maksimumin dhe të ndihmoj skuadrën.

Megjithatë, nuk është ky shqetësimi i momentit. Duhet të mendojmë për sfidën me Celtic, që do të jetë mjaft e vështirë, pasi ndaj tyre është tepër e komplikuar të fitosh. Uroj që gjithçka të shkojë mirë dhe në fund, të arrijmë të marrim pikët maksimale.

Tifozët e Lazios janë thjesht fantastikë. Ata janë gjithmonë pas nesh. S’kam dyshim se sonte do të na japin një dorë në synimin tonë drejt fitores, diçka që për ne është thelbësore.”

Brendgan Rodgres, trajneri i Celtic:

“Në Champions League kemi mësuar shumë, në termat e eksperiencës dhe kualitetit. Kjo gjë na ka bërë të rritemi si grup dhe si skuadër. Këto janë momente që duhen përjetuar në maksimum dhe ashtu po bëjmë. Puna që kemi zhvilluar përgjatë kësaj kohe, nuk reflektohet me rezultatet në fushë e lojës.

Gjithësesi, nuk duhet të dorëzohemi. E dimë se çfarë duhet të bëjmë në ndeshjen e sotme. Synimi i vetëm është fitorja dhe duhet të bëjmë gjithçka për t’ia arritur. Nga ndeshja e fundit kemi kuptuar se është shumë e rëndësishme të ruajmë përqendrimin, pasi nga golat e Pedros kemi pësuar një zhgënjim mjaft të madh. Do të përpiqemi të ushtrojmë një pressing të lartë dhe ashtu si gjithmonë, do të luajmë lojën tonë.

Champions League është një kompeticion, ku duhet të shfrytëzosh në maksimum rastet që të jepen, pasi është e vështirë të të vijë shumë shpejt një mundësi tjetër. Thënë këtë, lojtarët duhet të tregohen të vëmendshëm, ndërsa s’ka dyshim se kualiteti dhe eksperienca janë gjithashtu detaje të bëjnë diferencën.

Lazio? Së pari më duhet të them se Sarri është një trajner fantastic. Ai bëri një punë të jashtëzakonshme tek Napoli, e më pas erdhi tek Chelsea, atje ku gjithashtu zhvilloi një futboll fantastic. Tashmë ai është rikthyer sërish në Itali. Me eksperiencën dhe talentin që zotëron, gjithmonë kërkon që skuadra e tij të luajë një futboll sulmues.

Lazio ka lojtarë që mund të shënojnë gola në çdo moment. Është e vërtetë që ata nuk po kalojnë një moment të mirë, për shkak të rezultateve negative përgjatë kohëve të fundit, megjiatë, Lazio zotëron mjaft talent dhe një gjë të tillë, ata e kanë treguar në Champions League.”

Liam Scales, mbrojtësi i Celtic:

“Nëse arrijmë të fitojmë dy ndeshjet e fundit të fazës së grupeve, i japim veten një mundësi të mirë dhe kjo është ajo që do të kërkojnë mbrëmjen e sotme. Përgjatë këtij sezoni në Champions League kemi treguar se mund të luajmë në nivel tepër të lartë. Madje, kemi luajtur në nivel të barabartë me kundërshtarët, por kemi rezultuar në anën e gabuar të rezultatit. Shpresoj që kjo gjë të ndryshojë përgjatë këtyre ndeshjeve të fundit. Transfertat në Europë janë mjaft të vështira për t’u fituar dhe nëse ia dalim sonte, atëherë situata e kualifikimit në grup do të shkonte në ndeshjen e fundit.

Ndeshjen e vajtjes që luajtëm me Lazion në shtëpi në Celtic Park ishim të pafatë, duke u mposhtur vetëm në çastet e fundit të lojës. megjithatë, ne besojmë se kemi fituar eksperiencë nga një mbrëmje e tillë dhe kemi ardhur këtu me shpresën se do të bëjmë diçka të mirë.”