Askush nuk e ka shijuar Botërorin 2018, si ky fotograf!

Sport

yuri 1213121
Një shpërthim gëzimi në minutën e 109: Mario Mandzukic sapo kishte dhuruar momentin më magjik për ekipin e tij, Kroacinë. Gjatë shtesë të dytë, sulmuesi kroat shënoi golin vendimtar, duke lejuar ekipin e tij të mundë Anglinë (2-1) dhe të kualifikohej për finalen e Kupës së Botës kundër Francës.

yuri
Por momenti më i lezetshëm e që mori vëmendje mediatike gjatë festës së fitores ishte ajo kur lojtarët kroatë u hodhën mbi një fotograf i cili pa e vrarë shumë medjen nëse ishte dëmtuar, “përfitoi” nga rasti duke shkrepur disa foto që do të hyjnë në histori.

yuri2
Pas golit çlirues, Mandzukic shkoi në një cep të fushës për të ndarë gëzimin e tij me shokët e skuadrës. “Po ndryshoja lentet kur lojtarët më afroheshin,” tha Yuri Cortez, fotografi meksikan për të cilin të gjithë po shkruajnë.

yuri3
Fotografi mbajti reflekset nën malin e lojtarëve që ishte krijuar sipër tij duke shkrepur foto të emocioneve të momentit. Sigurisht lojëtarët nuk qëndruan gjatë mbi të, duke e ndihmuar fotografin të ngrihet. “Më pyetën direkt nëse isha mirë”, thotë Yuri Cortez, “Njëri më premtoi se fotot e mia do bëheshin të famshme dhe një tjetër [mbrojtësi Domagoj Vida] më dha një puthje” – ka përfunduar i lumtur në rrëfimin e tij Yuri.

yuri4

yuri5