Asnjë gol në miqësore me Barcelonën, Xavi Hernandez i del në mbrojtje Lewandowskit

Sport

Pavarësisht se është aktivizuar në 3 ndeshjet miqësore të fazës përgatitore me skuadrën e Barcelonës, Robert Leëandoëski, ende nuk ka mundur të shënojë golin e parë me fanellën katalanase.

Në këtë situatë, nuk kanë munguar as kritikat e ndryshme, se polaku mund ta ketë tepër të vështirë të përshtatet me filozofinë e lojës së gjigantëve të La Ligas, e si pasojë do vuajë mungesën e golave. Po ashtu, edhe fakti që herë pas here është krahasuar me epokën dhe gjurmën që ka lënë pas një personazh si Luis Suarez në Camp Nou, ndoshta nuk ka ndikuar pozitivisht në psikologjinë e sulmuesit të qendrës.

Megjithatë, aludimeve të ndryshme, u ka dalë në pritë trajneri Xavi Hernandez. Numri një I pankinës së Barcelonës e ka mborjtur Leëandoëskin, duke thënë se nuk ka asnjë dyshim se 33 vjeçari do shkëlqejë me uniformën blaugrana.

“Leëandoëski është I frustruar, por kjo është diçka normale. Duket thuajse e njëjta gjë me Luis Suarez kru ai erdhi fillimisht në ekipin tonë. Jam I bindur se Leëa do përfundojë duke shënuar gola të panumërt me ne”, janë fjalët e teknikut 42 vjeçar.

Leëandoëski I kushtoi Barcelonës afërsisht 50 mln euro, ndërsa kontrata e firmosur në Camp Nou është e vlefshme për 4 sezonet e ardhshme.