Atletiko i kërkon Barcelonës 200 milionë euro për Grizman

Sport

Antuan Grizman nuk mund ta cilësojë ende veten një futbollist të Barcelonës edhe pse ka paguar shumën e largimit prej 120 milionë eurosh te Atletiko Madrid. Ish-klubi i tij i ka shpallur luftë katalanasve dhe sulmuesit francez, duke insistuar që të paguhet shuma e plotë prej 200 milionë eurosh dhe jo ajo e pjesshme.

Atletiko Madrid vlerëson se shifra e depozituar është e pamjaftueshme për të përballuar klauzolën e largimit, pasi është e qartë që marrëveshja e lojtarit me Barcelonën është mbyllur para se kjo klauzolë të zbriste nga 200 në 120 milionë euro.