AVDIAJ, SHQIPTARI ‘I ÇMENDUR’ I STURM GRAZ

Sport

donisi 0

 

Donis Avdijaj nuk është si të tjerët. Shkëlqen në fushë, por është i mprehtë edhe në intervista, me shprehje të goditura. Për këtë i ka tërhequr vëmendjen tabloidit më të madh austriak “KRONET.AT”, që i ka kushtuar një speciale. Sulmuesi shqiptar i lindur në Osnabruk, tani aktiviziohet me Shturm Grac, ku në 32 ndeshje ka shënuar 12 gola.
Mirëpo, Avdiaj është edhe pak i çmendur. Ka vuajtur edhe dëmtime si pasojë e aksidenteve, që sipas disa mediave austriake, vinin ngaqë preferonte garat ilegale me makina. Për më tepër, në kohën kur shumë yje futbolli mezi gjejnë përgjigjet gjatë intervistave televizive, sulmuesi 19 vjeçar me shprehjet klasike nuk e ka këtë problem. “Nuk kam kohë për fraza boshe. Rëndësi ka të jem vetëvetja. Çfarë kam në zemër e them troç”, rrëfen vetë Avdijaj.
Përkundër moshës së re, ai ka përjetuar shumë në jetë. Si fëmijë i emigrantëve shqiptarë, u lind në Osnabruk nën kushte varfërie. Kur u bë 5 vjeç nisi karrierën e tij me SV Atter, duke u transferuar më pas te të rinjtë e Osnabruk. Tregon se gjithmonë e ka pasur ëndërr të jetë futbollist profesionist. Kur ishte fëmijë e kishte më të vështirë sesa të tjerët, aq sa duhej të jepte dyfishin. Ka mësuar shumë nga e kaluara dhe tani nga lagjet e varfëra bën një jetë magjepsëse.
Në sezonin 2014/2015, Avdiaj u transferua në huazim nga Schalke 04 në Sturm Graz. Aty ku edhe tifozët e adhurojnë Donisin, që pas çdo ndeshje firmos autografe e bën “selfi” me ta. Kontaktet me tifozërinë, 19-vjeçari i kondsideron të rëndësishme. Teksa nuk premton asgjë për të ardhmen: “Jam i ri dhe akoma nuk e di çfarë do sjellë e ardhmja, por tani dua të fokusohem te Shturm Graz. Pse jo të fitojmë kampionatin”, ka përfunduar Avdiaj.