Aymeric Laporte flet për mungesën e Guardiolas, Memphis Depay kujton M.United!

Sport

aymeric
Aymeric Laporte:Jam i lumtur që mund të luaj si titullar në një skuadër si Manchester City. Dëshiroj të jap performanca sa më të mira për të ruajtur vendin tim në këtë ekip. E kemi studiuar Lyonin dhe mund të them se janë një ekip me lojtarë cilësorë që mund të na hapin jo pak probleme. Guardiola është një trajner i jashtëzakonshëm. Edhe pse sdo të jetë në stol, ne e dimë shumë mirë se çfarë duhet të bëjmë në fushë. Ai na ka përgatitur si duhet. Nuk e them këtë se e kam pranë tani, por do të kemi Mikel Artetan, ndaj nuk jemi të shqetësuar për mungesën e trajnerit. Arteta ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm dhe kjo na ndihmon akoma më shumë për të kuptuar njëri-tjetrin.

memphis depay lyon 2018 19 virhm7a1kqm61orjjgot1u7l0

Memphis Depay:Mendoj se nga ana individuale jam përmirësuar ndjeshëm. Tek Manchester United nuk kam kaluar një periudhë shumë të mirë por jam i lumtur këtu ku jam dhe më pëlqen se si luaj. Atje situata në brendësi nuk ishte aq e mirë dhe nuk arrinin dot të nxirrnin më të mirën time. Këtu nuk kam presion dhe kjo më lejon të luaj lirisht. Manchester City është një ekip mjaft i fortë por ne nuk u trembemi. Do të luajmë shanset tona dhe do të përpiqemi të arrijmë një rezultat pozitiv. Kemi punuar shumë për të qenë pjesë e Champions League dhe ju siguroj se nuk jemi këtu për ta mbyllur vetëm me fazën e grupeve.