Balaj, tjetër shqiptar në Rusi për 400.000 euro në vit

Sport

517860936.jpg

Bekim Balaj ka vendosur të ndërrojë skuadër, përpara nisjes zyrtare të aventurës së Europianit.

Sulmuesi kuqezi ka befasuar mbrëjen e së mërkurës me zyrtarizimin e lëvizjes së tij nga Rijeka te klubi i Terek Grozni në Rusi, që e mbylli i shtati kampionatin që transmetohet në TRING SPORT HD.
Siç ka konfirmuar edhe klubi rus në Instagram, lojtari shqiptar ka firmosur një kontratë 3-vjeçare, me zgjatje të mundshme për 1 vit. Ndërkohë që flitet se do të përfitoje rreth 400.000 euro në sezon. Duket se skuadra nga Çeçenia ka një preferencë për lojtarët shqiptarë, pasi më parë atje është aktivizuar edhe portiere Ilion Lika. Për më tepër, Balaj do të bëhet edhe lojtari i dytë shqiptar që luan në Rusi, ku prej 6 muajsh ka zbarkuar edhe Bernard Berisha tek Anzhi.
Vetë Balaj ka shprehur kënaqësinë e tij për këtë lëvizje, në profilin e instagramit, duke dashur të falënderojë Shkumbin Qormemetin, i cili bëri të mundur transferimin.
Balaj, 25-vjeçar, i cili gjendet në Francë duke u përgatitur për Euro 2016, ka luajtur deri tani 15 ndeshje me Kombëtaren dhe ka shënuar 2 gola. Ndërsa në sezonin e fundit në Kroaci me Rijekën ka qenë autor i 9 golave gjatë 31 ndeshjeve.