Barcelona e ka të pamundur të përforcohet në janar, vjen lajmi negativ për Lewandowskin

Sport

Barcelona e ka të pamundur të bëjë përforcime në merkaton e janarit. Një gjë të tillë e ka konfirmuar presidenti i klubit, Joan Laporta. Numri një në Camp Nou ka shpjeguar se, duke u bazuar në rregullat e fair-play-t finanfiar të vendosura nga La Liga, klubi ka thuajse zero mundësi që të operojë në afatin kalimtar të dimrit.

Në këtë mënyrë, mbetet për t’u parë mënyrën se si do e menaxhojë Barcelona largimin e mbrotjësit Gerard Pique, sepse kjo do të thotë se skuadra do jetë me një mbrojtës më pak.

Po ashtu, nga fjalët e Laporta-s nënkuptohet që nga organika nuk do ketë as largime në merkaton e janarit. Këtu përmendim rastin e Frack Kessie, aventura e të cilit nuk ka nisur aspak mirë me fanellën katalanase dhe si pasojë nuk kanë munguar zërat se lojtari ndihet i pakënaqur në Camp Nou, e si pasojë këkon largimin që në afatin kalimtar të dimrit.

Ndërkohë, kur futbolli i klubeve ka ndaluar, Barcelona ka marrë një lajm aspak pozitiv për Robert Lewandowskin. Sulmuesi polak është pezulluar me 3 ndeshje nga Disiplina, si pasojë e kartonit të kuq të marrë në sfidën e fundit ndaj Osasunas në transfertë.

Në kushte si këto, numri 9-të nuk do jetë i gatshëm ndaj Espanyol, Atletico Madrid dhe Real Betis. Po ashtu, si pasojë e kartonit të kuq të marrë për shkak të ofendimit të arbitrit në takimin ndaj Osasunës, Gerard Pique është pezulluar me 4 ndeshje, por që nuk do të ketë asnjë vlerë, sepse mbrojtësi tashmë e ka mbyllur karrierën futbollistike.