Melisa Şenolsun përgatitet për projektin e ri/ “Nuk më pëlqen të pushoj gjatë”

Showbiz

Aktorja  e cila i dha jetë personazhit të ‘Ryjas’ në serialin më të ndjekur të vitit 2021-2022 “Apartamenti i Pafajësisë”, të cilin e keni ndjekur në Tring, do të rikthehet shumë shpejt pranë fansave me një projekt të ri! Lajmin e bëri të ditur vetë aktorja e cila me ndryshimin e theksuar të look-ut të saj, tërhoqi vëmendjen në natën e organizuar nga Netflix.

 

Şenolsun deklaroi se së fundmi  kishte marrë disa oferta. Performanca e saj në projektin e fundit, në tëcilin ndau sheshxhirimin me aktoren e njohur Beren Saat shënoi gjithashtu një tjetër interpretimin të arrirë të aktores.

E etur për t’u rikthyer në sheshxhirim dhe për ta çuar përpara suksesin në karrierën si aktore, ajo dha lajmin se shumë shpejt do të ndaj detaje konkrete  nga  projekti i saj i ardhshëm.