Barcelona gjen pasardhësin e Suarez, arrihet akordi me sulmuesin e ri

Sport

Ndërkohë që ende nuk kemi hyrë në merkaton e verës, Barcelona është duke marrë masat e duhura për të bërë një transferim të bujshëm në Camp Nou. Sikurse raportojnë mediat përtej Adriatikut, katalanasi kanë arritur marrëveshjen me sulmuesin e Interit, Lautaro Martinez, me këtë të fundit që shihet edhe si pasardhësi i Luis Suarez. Tashmë, duhet të gjendet rruga e përbashkët edhe me klubin zikaltër për t’i dhënë dorën e fundit kësaj çështje. Formula e transferimit të argjentinasit mund të bëhet në dy mënyra. Barcelona mund të paguajë klauzolën prej 111 milionë eurosh për futbolistin, ose në “operacion” mund të përfshihen lojtarë të tjerë. Një prej tyre është edhe Arturo Vidal, me kilianin, i cili është edhe një dëshirë e vjetër e trajnerit Antonio Conte, duke qenë se së bashku kanë punuar në të shkuarën tek Juentusi. Sakaq, Lautaro këtë edicion me Interin ka zhvilluar një rrugëtim mjaft të suksesshëm, në të gjitha kompeticionet, duke shënuar në total 16 gola në 31 ndeshje. Forma e tij bëri që jo vetëm të jetë nën “radarët” e Barcelonës, por edhe pranë transferimit në këtë klub.