Barcelona/ Këta janë dy zëvendësuesit e mundshëm të Robert Leëandoëskit

Sport

Barcelona ka nisur nga puna për sezonin e ardhshëm. Ndër të tjera, skuadra katalanase, po mendon për të gjetur një zëvendësues ideal të Robert Leëandoëskit. Duke u bazuar në raportimet e mediave ndërkombëtare, nën radarët e klubit spanjoll janë dy lojatrë që po monitorohen me kujdes, e për të bërë të mundur më pas, transferimin e njërit prej tyre.

Këtu fjala është për Pierre Emerick Aubameyang dhe Roberto Firmino. Duke ditur vështirësitë financiare, Barcelona synon që të kryejë transferime me kosto sa më të ulët. Pikërisht për këtë aryse, dy lojtarët e sipërpërmendur përmbushin më së miri këtë aspekt.

Aubameyang, ka një kontratë të vlefshme me Chelsean edhe për një tjetër sezon, por duke marrë parasysh që ai nuk po luan aspak në “Stamford Bridge”, largimi këtë verë nga Blutë e Londrës duket mëse I sigurt. Gabonezi nuk e ka fshehur dëshirën për t’u rikthyer edhe një herë tjetër në “Camp Nou”, atje ku kaloi gjysmën e dytë të sezonit të shkuar. Madje, sulmuesi do ta bënte diçka të tillë, edhe duke pranuar një ulje të konsiderueshme të pagës, vetëm e vetëm që të veshë edhe një herë tjetër fanellën kuqeblu.

Sa I përket situatës së Roberto Firminos, braziliani është në muajt e fundit të kontratës me Liverpool dhe ai ka deklaruar se në verë do të largohet me parametra zero nga “Anfield”, në kërkim të një tjetër aventure. 31 vjeçari dëshiron të qëndrojë në Europë dhe të jetë sërish në një klub të madh. Për këtë arsye, një ofertë nga Barcelona mund ta bindte futbollistin në fjalë për t’u transferuar në “Camp Nou.